FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Silva parashikon rezultatin e derbit

Derbi i madh italian mes Interit dhe Milanit po afron dhe i gjen dy skuadrat pretendente për një vend në Evropë. Ndeshja pritet të jetë e zjarrtë pasi dy skuadrat kanë bërë përforcime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi më i mirë i ‘Rossonerëve’, Andre Silva pritet të fillojë ndeshjen nga minuta e parë dhe do të jetë rreziku kryesor për Interin. Portugezi që iu bashkua Milanit nga Porto ka folur para ndeshjes duke thënë se dëshiron të shënoj gol.

“Dua të luaj dhe ta mbajë gjatë këtë fanellë të Milanit. Qëllimi im është të shënoj gol në derbi, dua ta ndihmoj ekipin për të arritur objektivat që kemi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund Silva ka folur edhe për rezultatin, duke besuar fuqishëm në fitoren e Milanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do ta fitojmë derbin ne pasi mendoj se kemi ekip më të mirë. Do të zbresim në fushë për ta dhënë maksimumin dhe në fund triumfojmë 0-2”, deklaroi portugezi.

Aktualisht Milan zë pozitën e shtatë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?