FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Simeone paralajmëron Napolin: Titullin e fiton Juventusi!

Juventus do të luajë sonte në mbrëmje ndaj Interit, në një duel që do të vendos shumë për titullin, por një tjetër takim që do të ketë vëmendjen e tyre është edhe sfida mes Fiorentinës dhe Napolit, të dielën në mbrëmje.

Skuadra e Sarrit luan një nga 4 finalet për titullin kampion dhe nuk ka ndërmend të ulë ritmin, deri sa Seria A të ulë siparin. Gjithsesi kjo duket se nuk e shqetëson sulmuesin kryesor të Fiorentinës, Xhovani Simeone, që beson te skuadra e tij dhe te fitorja e këtij takimi.

“Kemi vetëm 3 pikë më pak se Milani dhe kemi edhe ndeshjen direkte ndaj tyre, ndaj shpresojmë te Europa. Duhet të marrim maksimumin ndaj Napolit dhe besoj se do t’ia dalim, gjithsesi duhet të mbajmë nën vëzhgim Insinjen, pasi mund të ndryshojë fatin e ndeshjes në çdo moment. Titullin them se e fiton Juvja, për faktin e thjeshtë se ka një pikë më shumë”, deklaroi Simeone.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?