FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Siti i bën “nder” Hadërsfilldit, barazon pa gola në Etihad (VIDEO)

Mançester Siti nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e javës së 37-të ndaj Hadërsfilldit. Skuadra e Pep Guardiolës në ditën e festës së titullit nuk është sforcuar shumë për të tentuar një fitore.

“Qyetetarët” kanë shpërdoruar disa rast të mira për shënim, ndërkohë që në krahun tjetër miqtë kishin shanset e tyre për të fituar. Hadërsfilld ka arritur që të marrë një pikë me shumë vlera që i ngjit në kuotën e 36 pikëve, 3 më shumë se Suonsi që është ekipi i fundit në zonën e rënies nga kategoria. Siti ndërkohë ka grumbulluar 94 pikë deri më tani, dhe nëse fiton dy ndeshjet e fundit do të arrijë kuotën e 100 pikëve. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?