Siti i pamëshirshëm, fiton me “poker” ndaj Uest Hem (VIDEO)

Mançester Siti është i pamëshirshëm këtë sezon në Premier League. Skuadra e Pep Guardiola ka fituar 4-1 në transfertë ndaj Uest Hem.

Ndeshja nisi mjaft mirë për “qytetarët” që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 13-të me Sane, ndërkohë që në minutën e 27-të, Zabaleta “harroi” që tashmë luan për Uest Hem duke e dërguar topin në portën e tij.

Kresuell shkurtoi diferencat në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që dy brazilianët Gabriel Zhezus dhe Fernandinjo firmosën suksesin e Sitit, që ka arritur në kuotën e 102 golave të shënuar këtë sezon në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?