Skandal në Europa League, Luftëtari nën hetim për trukime ndeshjesh

Skandal në Ligën e Evropës! UEFA po heton tre ndeshjet që janë luajtur në eliminatoret e këtij sezoni. Sipas faqes rumune “fanatik.ro”, UEFA ka filluar një hetim në ndeshjen mes FK Sarajevo dhe Atalanta pasi italianët fituan në shifrat 8-0. UEFA ka hapur hetim për baste të dyshimta, duke marrë parasysh rezultatin dhe lëvizjen e koeficienteve. Një hetim i ngjashëm po bëhet edhe për ndeshjen Rio Ave-Jagiellonia të mbyllur me rezultatin 4-4, ndërkohë që sipas faqes rumune nuk ka shpëtuar as Luftëtari që në ndeshjen ndaj Ventspils pësoi një humbje 5-0 që në pjesën e parë.

Adeleke Akinyemi shënoi 4 herë, dhe të gjitha golat u shënuan në 45 minutat e para. Në ndeshjen e kthimit, ekipi gjirokastrit barazoi 3-3 por u përball me akuza të shumta nga çdo vend i botës për manipulim të rezultatit për shkak të luhatjes së çuditshme të koeficienteve si dhe të sjelljes së futbollistëve në fushë, sidomos në momentin e golit të barazimit 3-3.

UEFA gjatë këtij viti për raste të ngjashme, dha dënimin më të madh në histori për Skënderbeun, duke e pezulluar për 10 vite nga kompeticionet europiane. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?