Skandal në Kategorinë e Parë, shikoni si Egnatia i falë ndeshjen Besës (VIDEO)

Besa-Egnatia ishte ndeshja kryesore e Kategorisë së Parë për grupin B, por në fund u kthye në turpin e futbollit shqiptar. Pas një pjese të parë ku u duk se kishte rivalitet dhe Egnatia e mbylli me fitore 0-2, befas pas pushimit ndeshja do të transfermohej.

Futbollistët e Egnatias hapën portën në stadiumin e Kavajës, duke i lënë kundërshtarët që të shënonin me qetësi në portën e rivalëve. Besa i realizoi tre gola për të përmbysur rezultatin falë dashamirësisë së Egnatias. Si për të konfirmuar shfaqjen teatrale, Dimo humbi dy penallti, njëherë duke e gjuajtur qëllimisht shumë jashtë kuadratit, dhe në të dytin duke ja dhënë në duar portierit kundërshtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?