Skandal në Kosovë, zbulohet biseda kur Llapi shet ndeshjen ndaj Dritës
Një skandal në futbollin kosovar! Drita ka blerë ekipin e Llapit të Podujevës. Drejtuesit e ekipit të Gjilanit kanë paguar skuadrën tjetër kosovare për t’i lënë ndeshjen. Ndeshja e javës së 28-të të Vala Superligës së Kosovës. Ekipi i Dritës kryeson kampionatin e Kosovës dhe kjo bisedë mund të vendos në rrezik fatin e këtyre dy ekipeve.
“IndeksOnline” e ka zbuluar një bisedë të kryesisë të Dritës, trajneri Bekim Isufi, kryetari Valoni dhe drejtori sportiv, Fisnik Kërçeli. Gjatë bisedës, mësohet se kryesia e Dritës ka paguar klubin e Llapit, për t’ia lënë këtë takim.
“Tahir Batatina po tutet, se po thotë në Llap mundet me na e q* at nën! Se kallxoj një rast kur ja kanë lshu lojën Hysi, Prishtinës, e krejtë në stadium kanë hy tifozët dhe e kanë thy”, komunikon Fisniki me lojtarët e Dritës. Fotot e komunikimit vijnë si më poshtë.

KOHA JONË SONDAZH

