Skënderbeu fiton ndaj Teutës, Kallaku ndalet nga penalltia në shtesë

Skënderbeu ka arritur që të marrë një fitore të madhe 3-2 me Teutën, që arriti dy herë të barazonte shifrat. Skënderbeu mori epërsinë me Bregun në minutën e 19-të, por gëzimi i korçarëve nuk zgjati shumë, pasi Kallaku pas 6 minutave barazoi shifrat.

Në fundin e pjesës së parë, Dita shënoi me penallti golin e 2-1, me Skënderbeun që shkoi në avantazh në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë nisi direkt me gol, pasi Çyrbja me një goditje brenda zonës barazoi për herë të dyti rezultatin. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga sulmet, humbi dy raste me Mensah dhe Bregun, por nuk gjeti shpejt golin.

Gjithsesi, në minutën e 74-t Bregu realizoi të dytin personal dhe të tretin e skuadrës së tij, me një goditje të saktë me të majtën. Në fundin e takimit, Koliçi rezultoi heroi i vendësve, duke pritur penalltinë e goditur nga Kallaku në kohën shtesë. Skënderbeu me këtë fitoi shkoi në kuotën 32 pikëve, në vendin e shtatë, ndërsa Teuta mbetet me 35 pikë në vendin e pestë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?