Skënderbeu fiton në Lezhë, me një hap në çerekfinale të Kupës

Skënderbeu nuk i la asgjë rastësisë në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë me Besëlidhjen në Lezhë. Kampionët e Shqipërisë fituan me rezultatin 1-2, për ta patur thjesht formalitet sfidën e kthimit në Korçë.

Në stadiumin “Brian Filipi” të Lezhës skuadra bardhekuqe realizoi që në minutën e 8-të me Otto John, por vendësit barazuan me Camara në të 26-ën. Në fillimin të pjesës së dytë, pikërisht në 51-të, Nazmi Gripshi realizoi të dytin për Skënderbeun, me rezultatin që nuk ndryshoi në minutat e mbetura.

Shehi e kishte marrë seriozisht Besëlidhjen, duke aktivizuar formacionin më të mirë. Në fakt kjo ndeshje ishte edhe një lloj testi për sfidën e së premtes me Partizanin, e vlefshme për javën e parë të fazës së tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?