FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu mbërrin në Beograd, ‘blindohen’ lojtarët

Gjatë orëve të para të ditës së sotme Skënderbeu ka mbërritur në Serbi për sfidën e kësaj të enjteje me Partizanin e Beogradit e vlefshme për grupet e Europa League.

Tri vjet pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, pritja e një skuadre shqiptare në Beograd ishte sërish nën masa të rrepta sigurie dhe pse këtë herë mungonin forcat ushtarake, një ogur i mirë se ndoshta do të ketë një klimë më pozitive dhe gjithçka do të vendoset brenda fushës së blertë.

Bashkë me ekipin, në delegacionin prej rreth 50 personash, udhëtuan drejt Beogradit dhe 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit, për të bërë më të sigurt qëndrimin e ekipit korçar në kryeqytetin e Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në aeroport u vunë re forca të shumta policore, ndërsa ekipi u shoqërua drejt hotelit gjatë gjithë rrugës nga policia vendase. Skuadra është akomoduar në hotelin, “Croëne Plaza”, që gjithashtu është i rrethuar me forca të shumta policie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?