Skënderbeu nis “pushimet”, pas 55 ndeshjesh sezonale

Ndeshja me Lushnjen, që i dha edhe titullin kampion Skënderbeut, ishte e 55-ta për skuadrën korçare këtë sezon; mes ndeshjeve europiane, Kupës së Shqipërisë dhe kampionatit.

Kjo është një shifër rekord për skuadrën shqiptare, ndërkohë që shifra të tilla ndeshjesh për një sezon, pak skuadra i arrijnë dhe i kalojnë edhe në arenën europiane. Por, ndeshjet e fundit kanë qenë disi të luhatura në vendosmërinë për të mbyllur përfundimisht një sezon, që nuk ka qenë asnjëherë në diskutim për Skënderbeun.

”Pas dy vendimeve të Komisionit të Disiplinës dhe atij të Apelit, nuk doja ta thoja më herët e ta theksoja, pasi do t’u krijoja alibi lojtarëve për këto lloj performancash, por sigurisht që kanë lënë gjurmë te motivimi i ekipit”, shprehet trajneri Ilir Daja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?