Skënderbeu pa pesë lojtarë, Emiljano Vila pika referuese në sulm. Kush mungon
Me pesë mungesa të sigurta, Skënderbeu do të shkojë drejt Tiranës për të luajtur kundër Partizanit. Sigurisht, nuk është momenti më i mirë për korçarët që të përballen në këtë sfidë. Patjetër, më shumë se kushdo rëndon mungesa e Soue me Xhejms.
Pavarësisht se nuk do të kenë në fushë golashënuesin e ekipit, në kampin bardhekuq nuk e mendojnë të humbur këtë takim. Trajneri Ilir Daja duket se e ka bërë gati edhe formacionin, duke vendosur për dilemat që kishte deri dje.
Do të jetë Vila dhe jo Krasniqi në sulm nga minuta e parë, të paktën kjo është ajo që Daja ka provuar më së shumti në stërvitje. Porta dhe prapavija nuk kanë asnjë ndryshim, madje as Osmani.
Para tij do të formojnë dyshen e mesfushës Lilaj dhe Nimaga. Ndërsa, në sulm Muzaka nga njëri krah dhe Gavazaj në krahun tjetër do të jenë shokë reparti me Vilën.

KOHA JONË SONDAZH

