Skënderbeu përmbys Lushnjën , Soue çon topin në shtëpi

Në “Rozë Haxhiu” të Lushnjës Skënderbeu e nisi keq ndaj skuadrës vendëse, e rënë prej javësh matematikisht në Kategorinë e Parë, por në fund arriti të triumfonte me përmbysje 2-4

Skënderbeu ka marrë një fitore spektakolare me përmbysje në shifrat 4-2 në transfertë ndaj Lushnjës. Skuadra korçare u gjend në disavantazh që në minutën e 39-të nga një gol i shënuar nga Pergjini. Në fillimin e fraksionit të dytë, Papa dyfishoi për vendasit në minutën  e 51-të.

Korçarët nuk demoralizohen dhe hidhen në sulm. Kur ke një sulmuesi si Ali Soue, përmbysja bëhet edhe më e thjeshtë, teksa sulmuesi nga Gambia ka shënuar tre gola. 5 minuta nga fundi, Xhejms vulosi shifrat 2-4. Ndeshja tjetër Flamurari-Laçi u mbyll pa gola. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?