Skënderbeu raporton në UEFA, bëhet gati për KAS

Klubi i Skënderbeut ka bërë të ditur se ditën e sotme, në zyrat e UEFA-s në Nion është zhvilluar seanca dëgjimore përballë përfaqësuesve të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të institucionit ndërkombëtar. Inspektorët hetimorë të UEFA-s kanë kërkuar 10 vite dënim për skuadrën korçare, por tani mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë Komisioni Disiplinor.

Njoftimi i korçarëve

“Sot, më datë 21.03.2018, është zhvilluar seanca dëgjimore në Komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, lidhur me procedimin disiplinor ndaj Klubit të Futbollit Skënderbeu. Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit tanë ligjorë, të cilët kanë argumentuar mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke marrë në konsideratë natyrën e konfliktit, specifikën që paraqet gjykimi disiplinor në organet juridike të UEFA-s dhe veçanërisht, ekzistencën e një marrëdhënie institucionale ndërmjet organit të akuzës dhe të gjykimit, Klubi i Futbollit Skënderbeu ka bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultate të kënaqshme në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sqarojmë sportdashësit dhe opinionin publik se procesi gjyqësor për çështjen në fjalë është në fazën fillestare të tij dhe se Klubi i Futbollit Skënderbeu është i gatshëm të mbrojë investimet dhe punën disa-vjeçare në të gjitha shkallët e gjykimit, qofshin ato sportive apo civile”, shkruan klubi i Skënderbeut.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?