Skënderbeu rrëzohet në Laç, Kukësi merr “komandën”
Kukësi është rikthyer në krye të Kategorisë Superiore, pas ndeshjeve të javës së 29-të falë fitores së Laçit ndaj Skënderbeut. Kampionët në fuqi kanë dorëzuar kryesimin, në një humbje dramatike me Laçin, teksa plot tre lojtarë kanë dalë me karton të kuq, dy prej të cilëve nga ekipi vendas. Goli i fitores për Laçin u shënua në kohë shtesë nga Sefgjini, kur kjo skuadër luajti për 80 minuta me 10 lojtarë dhe në 10 minutat e fundit edhe me 9 vetë. Kukësi fitoi bindshëm me Elbasanin 4-0 dhe u ngjit në kuotën e 61 pikëve, duke lënë pas me një pikë Skënderbeun. Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Teutës së Durrësit, duke iu rikthyer fitores pas shumë javëve. Ndeshjet e mbetura të javës së 29-të janë Partizani-Apolonia dhe Flamurtari-Tirana. Dy ekipet kryeq2ytetase synojnë fitoren, dhe në një rast të tillë, do të jenë përkatësisht të kuqtë dy pikë larg kryesuesve të Kukësit dhe Tirana 4 pikë larg vendit të parë.
Laçi-Skënderbeu 1-0
Shënues: Sefgjinaj 90+4′
Laçi: Vujadinoviç, Sefgjinaj, Sheta, Buljan, Teqja, Meto, Nimani, Veliaj, Zefi, Cetkoviç, Xhejms; Trajner: Armando Cungu
Skënderbeu Shehi, Vangjeli, Arapi, Radas, Abazi, Shkëmbi, Nimaga, Lilaj, Progni, Berisha, Martins; Trajner: Mirel Josa
Gjyqtar: Enea Jorgji
Kartonë të kuq: Sheta 11′, Çela 80′, Nimaga 90+
Elbasani-Kukësi 0-4
Shënues: Xheferson 9’, Pejiç 39’, 47′ (11-m), Dushku 70′
Formacionet
Elbasani: Myftarago, Toçi, Jaupi, Dosti, Musta, Malindi, Gava, Agboi, Cyrbja, Sylaj, Lamçja; trajner: Muharrem Dosti
Kukësi: Stazhilla, Smajli, Dushku, Malota, Mici, Musolli, Xheferson, Pit, Zeqiri, Hoxha, Pejiç; Trajner: Artim Shaqiri
Gjyqtar: Klajdi Kola
Vllaznia-Teuta 1-0
Shënues: Rizvani 45’
Vlllaznia: Selimaj, Gocaj, Beqiri, Sykaj, Marku, Lika, Tafili, Krymi Shtubina, Çinari, Guri; Trajner: Luan Zmijani
Teuta: Rizvani, E.Hoxha, Brahja, R.Hoxha, Hoxhallari, Nika, Dita, Deliallisi, Peposhi, Kastrati, Hyseni; Trajner: Gentjan Begeja
Gjyqtar: Emirjon Sino
KOHA JONË SONDAZH

