Skriniar drejt largimit, Interi mendon të huazojë Maguire nga United
E ardhmja e Milan Skriniar është gjithmonë e më shumë në dyshim te skuadra e Interit. PSG ka siguruar firmën me mbrojtësin sllovak, por ai mund të jetë i disponueshëm vetëm duke filluar nga muaji korrik.
Mbrojtësi i Interit ndërkohë dëshiron që të transferohet menjëherë në Paris për të luajtur pjesën e mbetur të sezon. Nga kjo lëvizje e shpejt Interi do të përfitonte 10 milionë euro, por ende nuk kanë vendosur për ta pranuar.
Mediat ne Angli së fundmi shtojnë se ekipi i Inzaghit së fundmi ka shfaqur interes për të huazuar Maguire nga Manchester United. Hapësirat për qendërmbrojtësin pas afrimit të Ten Hag kanë qenë gjithmonë e më të pakta. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

