Skriniar gati të transferohet te PSG për një shifër të ulët
Milan Skriniar ende nuk ka vendosur nëse do të largohet apo do të qëndrojë te Interi deri në fund të sezonit. Paris Saint Germain është gati për ta marrë mbrojtësin që tani në “Parc des Princes”.
Sipas “Sportmediaset”, parisienët janë gati t’i ofrojnë Interit një shumë prej 10 milionë euro për të transferuar mbrojtësin. Nga frika se do ta humbasë Skriniar në qershor me parametra zero, Interi mund ta pranojë ofertën e PSG.
Klubi francez, nuk mund të ofrojë më shumë për shkak të Fair Play-t Financiar. Interi ndërkohë duhet të marrë një vendim për të ardhmen.
KOHA JONË SONDAZH

