Skuadra e Lenjanit mund Interin në miqësore, Nainggolan dëmtohet (VIDEO)

Inter i ka nisur në mënyrën më të keqe përgatitjet për sezonin e ri. Zikaltrit kanë zhvilluar pasditen e sotme një miqësore ndaj skuadrës zvicerane të Sion, teksa janë mundur 2-0. Lajmet e këqija nuk përfunduan këtu, pasi në minutën e 24-të, Radja Nainggolan u detyrua që të braktiste fushën, pasi një problemi që kishte në kofshën e majtë.

Tre minuta më pas erdhi edhe avantazhi i ekipi zviceran me Neitzkes pas një dalje të gabuar të portierit Padelli. Në pjesën e dytë Sioni shënoi edhe golin e dytë me Baltazar në minutën  70-të, ndërkohë që në këtë ndeshje luajti edhe Ermir Lenjani, i cili hyri në fushë në pjesën e dytë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?