Skuka debuton vetëm 7 minuta te skuadra e Metz

Xhuliano Skuka ka debutuar te skuadra e Metzit, në Francë. I shitur për 1.4 milionë euro në klubin francez, ish-sulmuesi i Partizanit luajti në minutat e fundit në sfidën përballë Rodez, në duelin që u mbyll në shifrat 1-1.

Skuka ishte në stolin e rezervave, për t’u hedhur në fushë në minutën e 83-të, në vend të Maziz, pak pasi skuadra mike kishte shënuar golin e barazimit.

Edhe pse në minutën e fundit të kohës së rregullt Rodez mbeti me 10 lojtarë (u ndëshkua me karton të kuq Mpasi), Metzi nuk ia doli të gjente golin e fitores në këtë sfidë të javës së 21-të të Ligue 2. Skuadra e Skukës gjendet në vendin e pestë me 33 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?