FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Son nderon sërish Tottenhamin, “Spursat” ngjiten në vendin e dytë (VIDEO)

Tottenham vijon rrugëtimin fantastik në Premier League, edhe pse nuk ka në dispozicion sulmuesin e vetë kryesor Harry Kane. “Spursat” kanë triumfuar minimalisht 1-0 ndaj Newcastle duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në tabelën e renditjes.

Skuadra e Pochettinos hasi shumë vështirësi për të gjetur golin e avantazhit. Son dhe Llorente nuk ishin shumë të qartë në portën e portierit Dubravka, i cili ishte shpëtimtar për ekipin e tij në disa raste.

7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Son-Heung Mi provoi me një goditje të fortë në hyrje të zonës. Portieri i bardhezinjve bëri një gafë qesharake, teksa nuk arriti që të kontrollonte topin. Tottenham tashmë mban vendin e dytë me 57 pikë, vetëm një më shumë se City, që ka dhe një ndeshje më shumë për të luajtur. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?