Sondazhi: Pogba e Dybala, dëshirat e mëdha të tifozëve të Barçës
Paul Pogba mbetet në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të Barcelonës por duket se interesimi ka kënaqur edhe tifozët katalanas të cilët kanë nisur të ëndërrojnë ardhjen e mesfushorit të Juventusit, që mbetet më i kërkuari në merkato. E përditshmja katalanase “Sport” ka zhvilluar një sondazh me lexuesit e saj, të cilëve u ka kërkuar të votojnë për mesfushorin e tyre të preferuar. Përfundimi është i tillë: 51% e pjesëmarrësve në anketë kanë preferuar 22-vjeçarin e kombëtares franceze, i cili qëndron ndjeshëm i shkëputur me mesfushorët e tjerë. Pas tij, me 30% më pak qëndron Koke i Atleticos së Madridit, ndërsa Reus i Borussias së Dortmundit është pëlqyer nga 13% e votuesve. Mesfushori Paris Saint Germain, italiani Marco Verratti, ka grumbulluar 8% të votave, ndërsa kiliani Arturo Vidal renditet i fundit me vetëm 3%. Ndërsa në sondazhin e organizuar për sulmuesit, i pari në listë me 20% të votave renditet Paulo Dybala, ndërsa pas tij vjen Fernando Llorente me 14%. E mbyllin listën Edin Dzeko dhe Mario Gomez me një përqindje të ulët.
KOHA JONË SONDAZH

