Sonte në mbrëmje luhen sfidat e kthimit në Europa League
Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Europa League nga ku do të dalin edhe skuadrat që do të diskutojnë trofeun e këtij kompeticioni në finalen e 16 majit në Lion. Në Spanjë, Atletiko Madrid pret në “Wanda Metropolitano” Arsenalin. Skuadra e Simeones vjen në këtë sfidë pas barazimit 1-1 të arritur javën e kaluar në Londër, duke i dhënë një avantazh të dukshëm.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të jetë ajo që do të luhet në “Stadion Salzburg” mes Salzburgut dhe Olimpik Marsejë. Skuadra franceze ka fituar ndeshjen e parë 2-0, por gjithçka do të vendoset mbrëmjen e sotme. Ekipi austriak bëri një përmbysje të madhe në çerekfinale, duke fituar 4-1 ndeshjen e kthimit pas humbjes 4-2 duelin e parë ndaj Lacios.

KOHA JONË SONDAZH

