Sormani: Jam i fokusuar te cilësia dhe jo te emrat e lojtarëve

Sormani është i bindur se skuadra e tij do të marrë tri pikët e radhës ndaj Bylis në “Air Albania”. Strategu italian duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, deklaroi se i beson më shumë cilësisë së lojës dhe jo te emrat e lojtarëve.

“Unë pretendoj që skuadra ime të japë gjithçka në fushën e lojës. Në Laç pash një Partizan të përqendruar dhe agresiv për ta arritur fitoren. Ajo që më preokupon më shumë është që skuadra të stërvitet mirë. Kartonët janë pjesë e kampionatit. Nuk përbëjnë shumë problem, sepse kemi një organikë të plotë. Duhet të mbështesim edhe lojtarët që janë në stol, pasi jemi një skuadër.

Derbi me Tiranën? Nuk mendoj aspak për të. Jemi të fokusuar vetëm te sfida e nesërme me Bylisin. Është e vërtetë se në derbin e kaluar humbëm Telushin për shkak kartonësh, por nuk mund të bëjmë llogari përtej Bylisit. Mendoj se nesër na pret një ndeshje e vështirë. Bylisi është një skuadër shumë agresive. Ne do të hyjmë në fushë me kokën ulur, do të përqendrohemi te rezultati pozitiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qasja taktike? Unë pres një skuadër agresive, të tjerat nuk më interesojnë. Sulmuesit më intereson të punojnë për skuadrën, ta mbajnë atë kompakte dhe ta zgjasin në fushë. Dua që të luajnë vetëm për skuadrën, të tjerat nuk më interesojnë. Për mua sulmuesi duhet të shkrihet me grupin, edhe kur mbrohemi të jetë aty. Ndonjë përfitim nga ndeshja e sotme, Kukësi-Tirana? I respektoj rivalët, por mendoj vetëm për ekipin tim. Nëse nuk marr pikët e mia, është e kot të shohë të tjerët. Rezultati i ndeshjes së sotme nuk më intereson, por dua të bëhet një ndeshje e bukur për futbollin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Air Albania”, ters për Partizanin? Gjërat janë bërë për t’u ndryshuar. Nuk mendoj se varet nga fusha ku luajmë, por nga dëshira dhe performanca e skuadrës. Unë kam folur me klubin, kemi vendosur së bashku ta zhvillojmë ndeshjen në “Air Albania”. Fusha nuk do të jetë problem, edhe pse aty do të luhet një ndeshje tjetër sot. Formacioni? I kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Bitrit. Në pikëpyetje mbetet vetëm Boldor. Romero? Po ndjek një program, që është vendosur nga stafi tenknik dhe, siç e them gjithmonë, aspekti fizik është determinant për mua.

Nëse një lojtar nuk është gati të tregojë atë formë fizike që unë kërkoj, e ka të pamundur të bashkohet me grupin. Nuk ka asgjë personale mes meje dhe atij. Varet nga ai, nëse dë të jetë pjesë e grupit në vazhdim. Unë jam këtu që të vlerësoj kontigjentin dhe lojtarët veç e veç. Shikoj lojtarë të rinj dhe të motivuar, që rriten dita-ditës. Unë jam i fokusuar te cilësia dhe jo tek emrat. Nuk e bëjnë emrat futbollin”, deklaroi strategu italian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?