Sormani shpërthen me arbitrimin: Duhet t’i shohim gjërat siç janë!
Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, është shfaqur shumë i nervozuar në fundin e ndeshjes ndaj Bylisit. Në intervistën pas takimit, strategu italian shprehu pakënaqësi kryesisht për arbitrimin.
“E vështirë të thuhet se kemi bërë një fillim shumë të mirë. Pastaj në ndeshje ishin dy episode në aspektin fizik, se ishte dëmtimi i Trashit. Ishim me një më pak e nuk e kuptonim sa e rëndë ishte situata, a duhej ndërruar apo jo. Megjithatë bëmë një pakujdesi duke pësuar golin e parë, se nuk duhet të ndodhë. Ndeshja u menaxhua, e kishim në dorë dhe e humbëm në minutën e fundit.
Nuk jam i kënaqur me administrimin e ndeshjes se duhej ta bënim më mirë, sidomos përpara, me kundërzbritjet. Duhej të bënim më mirë, si gjithmonë i shoh gjërat nga këndvështrimi im dhe duhet të them se pjesërisht nuk jam i kënaqur.
Unë nuk komentoj. Mua i katërti më tha prekje topi me dorë e Çinarit, tani komentoni ju. Unë i qëndroj asaj që tha gjyqtari i katërt, që është faull me dorë. Goli i Belicës? Unë nuk e komentoj, por duhet t’i shohim gjërat siç janë”, tha Sormani.
KOHA JONË SONDAZH

