FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Soue dopietë në Laç, Kukësi befasohet nga Lushnja në pjesën e parë (VIDEO)

Janë mbyllur pjesët e para të tre ndeshjeve që kanë hapur javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Skënderbeu po fiton me lehtësi 2-1 ndaj Laçit në transfertë. Ali Soue zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 31-të. Bomberi i korçareve mori një pasim fantastik nga Lilaj dhe më pas mposhti portierin Selmani. Soue nuk u ndal me kaq, pasi pas 8 minutash, ai shënoi dhe golin e dytë personal. Lulaj shkurtoi diferencat në minutat shtesë.

Befasia vjen nga Kukësi, atje ku pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. Sidrit Guri zhbllokoi ndeshjen në minutën e 33-të, por gëzimi i verilindorëve zgjati vetëm 8 minuta, pasi Pepa barazoi nga pika e bardhë. Sfida tjetër Kamza-Luftëtari është mbyllur me rrjeta të paprekura në pjesën e parë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?