FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Soue përplaset me drejtuesit e Lushnjës për topin, ja si u zgjidh çështja …

Ali Soue e ka marrë shumë seriozisht garën për Këpucën e Artë, teksa ka shënuar plot 5 gola në dy takimet e fundit, dhe duke u ngjitur në kuotën e 19 golave për këtë sezon. Sulmuesi nga Gambia edhe sot ishte më i miri në fushë për Skënderbeun, teksa mori për dore skuadrën dhe e udhëhoqi drejt fitores. Soue shënoi 3 gola sot, duke merituar të marrë topin në shtëpi pas ndeshjes, sipas rregullave, por drejtuesit e Lushnjës e kundërshtuan, pasi nuk kishin mjaftueshëm topa. Gjithsesi gjithçka u zgjidh me ndërhyrjen e korçarëve, që u dhanë një tjetër top homologëve të tyre të Lushnjës.

“Sot pas ndeshjes ndihem shumë i lumtur që shënova tre gola. Ishin shumë të rëndësishëm për mua personalisht, por edhe për skuadrën që mori 3 pikët. Më shqetëson nëse rastet mungojnë, jo nëse i humbas, pasi në rastin e dytë, punoj shumë për t’u përmirësuar. Mundohem të punoj dhe të jap më të mirë. Jam shumë i kënaqur dhe punoj gjithmonë të jap më të mirë për skuadrën, ndërsa më pas puna shpërblehet edhe me golat dhe lojën e mirë.

E ardhmja? Nuk di asgjë për kontratën, e di që jam këtu i huazuar dhe në fund do të kuptoj se çfarë do të ndodhë. Jam i përqendruar të bëj më të mirën deri në fund të sezonit”, ka thënë Soue në intervistën për emisionin “Gol pas Goli”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?