Southampton eliminon Manchester City-in nga EFL Cup (VIDEO)
Manchester City është surpriza e mbrëmjes në EFL Cup, pasi është eliminuar nga skuadra e Southampton në çerekfinale. Vendasit morën një fitore të pastër 2-0 ndaj skuadrës së Guardiolës.
“Shenjtorët” realizuan dy gola në pjesën e parë, brenda harkut të pesë minutave me anë të Marës dhe Djenepo.
Ky ishte zhgënjimi i parë për ekipin e Guardiolës në këtë sezon, teksa klubi i Manchesterit është nisur me objektivin për të fituar në çdo kompeticion ku marrin pjesë.
KOHA JONË SONDAZH

