Southgate i beson Sanchos, ja formacionet zyrtare të Ukrainë-Angli
Ukraina dhe Anglia do të sfidojnë njëra-tjetrën pas pak minutash në Romë për të sfiduar Danimarkën në gjysmëfinale. Skuadra e Shevchenkos synon një tjetër mrekulli, teksa do të luajë me një formacion me vendosjen 3-5-2. Yarmolenko dhe Yaremchuk do të jetë dyshja sulmuese në këtë sfidë.
Në krahun tjetër Anglia kundërpërgjigjet me vendosjen e zakonshme 4-2-3-1. Southgate në këtë ndeshje më në fund i ka besuar për herë të parë Sanchos, ndërkohë që Mount dhe Sterling kompletojnë trinomin pas krahëve të Kane.
KOHA JONË SONDAZH

