Southgate: Kroacia test i vështirë, por ne duam të festojmë

“Futbolli po kthehet në shtëpi”, është një këngë që nuk është dëgjuar në 20 vitet e fundit te Anglia, por tashmë jemi pranë një arritje historike, dhe më një ekip të ri në moshë. Në prag të gjysmëfinales ndaj Kroacisë, trajneri Gareth Southgate ka rikujtuar gjysmëfinalen e 22 viteve më parë në Europian, kur anglezët luanin në shtëpi, dhe ishte pikërisht ai që gabonte penalltinë vendimtare ndaj Gjermanisë. Strategu anglez nuk i kursen elozhet për rivalët.
“Është një kombëtare e vogël, por që prodhon pafund talente në futboll. Për ne do të jetë një test i vështirë, por në gjysmëfinalen e Kupës së Botës nuk ekzistojnë ndeshje të lehta. Po Anglia? Ndonjëherë kalon momente të vështira para se të festosh. Anglia ka vuajtur shumë dy vite më parë (u eliminua në Europian nga Islanda), por tani e ka marrë veten dhe ka arritur deri këtu”, deklroi Southgate. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

