FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Southgate: Vendi i tretë? Jemi ende të motivuar!

Gareth Southgate kërkon që Anglia e tij të bëjë një provë krenarie në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Belgjikës. Fillimisht strategu anglez ka analizuar dsfatën në gjysmëfinale ndaj Kroacisë:

“Humbëm një ndeshje të rëndësishme, nuk u kualifikuam për në finale, por jemi ende të motivuar për ndeshjen që do të luajmë ndaj Belgjikës. Kemi ende mundësinë për të fituar një medalje të rëndësishme, atë të bronzit dhe do të japim maksimumin për të fituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë qenë ditë të vështira. Ishim 20 minuta larg finales, erdhëm në këtë turne për të shkuar aty… Megjithatë, shohim me optimizëm përpara. Të gjithë duam ta mbyllim Botërorin me fitore. Ishin të gjithë fantastike, kanë treguar karakter dhe kjo na bën krenar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këpuca e Artë për Kane? Do të ishte një sukses edhe më i madh për ne. Do ta ndihmojmë edhe pse ndaj Belgjikës nuk është e lehtë. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet për ta fituar këtë ndeshje”, u shpreh trajneri Gareth Southgate, që ka fituar simpatinë e të gjithëve me lojën e “Tre Luanëve” në Angli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?