Spaleti e pranon: Gabova me zëvendësimet, gjyqtari i ç’ekuilbruar
Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti e ka pranuar se ka bërë zgjedhje të gabuara në zëvendësime, të cilat sipas tij ndikuan edhe në përmbysjen e rezultatit. Strategu italian nuk i ka kursyer kritikat as për arbitrin.
“Ekipi bëri një ndeshje të madhe, pasi luajtëm mbi një orë me 10 lojtarë. Nuk e meritonim humbjen, pasi kundërshtari nuk na imponoi me lojën e tij. Unë nuk jam në kushtet për të gjykuar ashtu si duhet situatat e lojës. Duke i riparë episode mund të them se gjyqtari ishte i ç’ekuilbruar në fushë, i paqartë për episodet që u krijuan. Gjithçka varet nga ajo që gjyqtari pa në fushë.
Zëvendësimet? Kishte shumë lojtarë të lodhur në fushë dhe ishin në avantazh, ndaj na duhej të ulnim pak zonën e aksionit. Duhej të ishim më të kujdesshëm në goditjet e dënimit dhe ato të këndit. Ndaj me Santon synoja që të rrisja shtatlartësinë. E pranoj që zëvendësimet ishin të gabuara, pasi ndikuan për keq, nuk dhanë efekt. Marr përsipër pasojat e gabimeve të mia”, ka thënë Spaleti.
KOHA JONË SONDAZH

