Spaleti: Juventusi i nervozuar? Ne nuk fitojmë titullin prej 7 vitesh …

Inter-Juventus është ndeshja që mund të vendos titullin kampion, por dhe një duel që tifozët zikaltër e presin prej kohësh. Trajneri Luçiano Spaleti është shprehur se ekipi i tij mendon vetëm për të fituar dhe për të shkuar në Champions League.

“Duhet të jemi të vëmendshëm, nuk duhet të krijojmë konfuzion në objektivin tonë. Ne na interesojnë 3 pikët për objektivin tonë, jo për t’i mohuar 3 pikët Juves. Do të jetë bukur që ta shohim San Siron të mbuluar nga ngjyrat zikaltër. Ata marrin një notë maksimale që nga fillimi i sezonit.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, por kemi treguar se kemi mësuar për të korrigjuar defektet. Juventus i nervozuar? Mendoni sa duhet të jemi ne që nuk fitojmë titullin prej 7 vitesh … do të vendosja firmën për të luajtur kualifikimin në ndeshjen e fundit ndaj Lacios. Arbitri Orsato nuk do të jetë problem, pasi gjyqtarët italian janë me shumë kualitet. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?