FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spaleti thumbon Juven për “VAR”: E kam thënë që ditën e parë!

Luçiano Spaletti është shfaqur shumë optimist në prag të sfidës mes Atalantës dhe Interit, që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje. Në konferencën për shtyp trajneri i zikaltërve tha se ka besim të skuadra që stërvit dhe se kualifikimi në zonën Champions është në dorë të Interit.

“Javë pas jave e kuptojmë se shanset sa vjen e pakësohen, pasi po i drejtohemi fundit të kampionatit, ndaj duhet t’i shfrytëzojmë maksimalisht takimet e mbetura. Nesër duhet të luajmë mirë, por mbi të gjitha të marrim rezultat, sepse duke qenë se luhet derbi i Romës, mund të përfitojmë për t’u futur në 4-shen e parë të renditjes.

Për VAR-in unë e kam thënë që nga dita e parë dhe në çdo sallë konferencash, se është një risi e jashtëzakonshme, që duhet ngritur në nivele botërore. Një meritë kanë ata që e kanë ideuar dhe sjellë në këto momente në futboll, pasi kanë krijuar qetësi te të gjithë. Kanë enë disa të tjerë që nuk ishin të bindur mbi teknologjinë, në deri para ca kohësh. Për reagimin e Bufon nuk më takon mua as të flas dhe as ta analizoj”, ka thënë Spaleti.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?