Spalleti: Ishim të frikësuar, nuk kemi karakter të fortë

Lucciano Spalletti është shfaqur tejet e i mërzitur pas humbje ndaj Bolognës në shtëpi 0-1.Strategu italian nuk i ka kursyer kritikat ndaj futbollistëve të tij, duke i cilësuar si pa karakter.

“Më kanë mërzitur shumë gjëra, ishim të frikësuar dhe duket se nuk kemi karakterin e fortë që ka ky klub. Nuk më interesojnë shumë zërat, ndoshta ju nevojitet të tjerëve nëse një trajner ikën apo vjen.

Në shumë situata e kemi parë veten të na hipin në shpinë kundërshtarët, por nuk ka si të vinin nga të gjitha anët, nëse janë në mbrojtje me 7 vetë në zonën e penalltisë, nuk kanë se si të na vënë në vështirësi në mesfushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoja se kisha një bazë, nga ku mund të ndërtoja, por po shoh që po humbasim dhe atë që kemi ndërtuar. Në minutat e fundit hodha në fushë edhe Ranocchian për të shfrytëzuar topat në zonë, por përreth tij nuk kishte shumë lojtarë”, deklaroi Spalletti. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?