Spalleti: Ronaldo te Juve? I bën mirë Serisë A, rritet shikueshmëria

Interi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, teksa Luciano Spalletti po stërvit skuadrën me dy seanca në ditë, që prej ditës së hënë. Zikaltrit do të luajnë nesër në mesditë miqësoren e parë përballë zviceranëve të Luganos, ndërsa tekniku i Interit ka dalë në konferencën për shtyp, ku ka folur për situatën në skuadër dhe natyrisht… Ronaldon.

“Ronaldo është një futbollist që do të rritë shumë shikueshmërinë e Serisë A, pro edhe do të përmirësojë cilësinë e kampionatit tonë. Gjithsesi kjo shprehje nuk mund të ekzistojë, nëse ne nuk e pranojmë. Seria A ka qenë një nga kampionatet më të forta dhe nëse duam të rikthehemi sërish në ato nivele, nuk mund ta bëjmë këtë, duke pritur të dobësohen rivalët, por duke u përforcuar më shumë se ata. Në këtë pikë, afrimi i Ronaldos është një lajm shumë i mirë”, deklaroi strategu zikaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?