FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spalletti kërkon një regjisor, Hojbjerg dhe Bernabe janë dy opsione

Nëse Juventusi dëshiron të ndërtojë një projekt afatgjatë me Luciano Spallettin, drejtuesit bardhezi duhet të plotësojnë disa nga kërkesat taktike të trajnerit italian. Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, klubi torinez është gati të ndërhyjë në merkato që në muajin janar, me fokus të veçantë në përforcimin e mesfushës.

Spalletti, i njohur për stilin e tij të lojës që nis nga ndërtimi në qendër të fushës, kërkon një regjisor të vërtetë para mbrojtjes, rol që aktualisht po e mbulon Manuel Locatelli, por që trajneri e sheh si zgjidhje të përkohshme.

Objektivi kryesor i bardhezinjve është Pierre-Emile Højbjerg, që po shkëlqen te Olympique Marseille nën drejtimin e Roberto De Zerbit. Megjithatë, transferimi i danezit nuk pritet të jetë i lehtë, pasi ai ka kontratë deri në vitin 2028 dhe gëzon besimin e trajnerit italian. Një shkëmbim i mundshëm me Locatellin mund të bëjë që De Zerbi të ndryshojë qëndrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse pista Højbjerg dështon, Juventusi ka gati planin B: Adrien Bernabé nga Parma. Mesfushori spanjoll shihet si profili ideal për filozofinë e Spallettit, por transferimi i tij në janar mbetet i vështirë, pasi Parma nuk dëshiron të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, duke pasur parasysh se kontrata e Bernabe skadon në vitin 2027, bardhezinjtë mund të përpiqen ta bindin klubin emilian me një ofertë të majme për ta sjellë lojtarin që këtë dimër në Torino.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?