Spanjë, java e 29-të, Neymar para Gjykatës së Lartë, për evazion fiskal
Pas 28 javëve të para në Spanjë, Barcelona kryeson me 28 pikë, katër më tepër se Reali i madridit, që mban vendin e dytë. Por katalanasit përveç se u duhet të mbajnë kryesimin, janë të shqetësuar edhe mbi ç se u duhet të mbajnë kryesimin, janë të shqetësuar edhe mbi çështjen Neymar që sa vjen edhe bëhet më e komplikuar. Lojtari i Barcelonës do të dëshmojë në gjyqin e hapur ndaj Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeut nga Gjykata e Lartë, të cilët janë kallëzuar nga Prokuroria për fshehjen e shumë së transferimit të brazilianit nga Santosi te Barcelona, duke dëmtuar në këtë mënyrë edhe thesarin e shtetit. Sipas mediave spanjolle, zyra e hetimit do ta përdorë dëshminë e sulmuesit në dosjen kundër dy drejtuesve të lartë të klubit katalanas, të cilët mund të dënohen për mashtrim financiar. Neymar cilësohet si një dëshmitar kyç në këtë çështje pasi ishte vetë ai që hodhi të zezën mbi të bardhë në momentin e transferimit. Fillimisht, ish-presidenti Rosell deklaroi se shuma e blerjes së Neymar ishte rreth 57 milionë euro, por me kalimin e kohës dolën në shesh fakte të tjera që e çonin automatikisht vlerën e brazilianit, sa dyfishi i shumës së deklaruar zyrtarisht. Në këtë mënyrë, Prokuroria spanjolle nisi një hetim për fshehje të detyrimeve financiare ndaj ish numrit 1 të klubit dhe zëvendësit të tij në atë kohë, Josep Maria Bartomeu. Pak kohë më pas, Rosell dha dorëheqjen pas akuzave mbi këtë çështje.
La Liga
Java e 29-të – 3 prill
Eibar-Rajo Valekano
4 prill
16:00 Sevilla -Atletic B.
18:00 Cordoba – A. Madrid
20:00 Almeria – Levante
22:00 Malaga – Real S.
5 prill
12:00 Real M. – Granada
17:00 Valencia – Vilarreal
19:00 Getafe – Deportivo
21:00 Celta Vigo – Barcelona
6 prill
20:00 Espanyol – Elche
Klasifikimi
1 Barcelona 68
2 Real Madrid 64
3 Valencia 60
4 Atletico M 59
5 Sevilla 55
6 Vilarreal 49
7 Malaga 44
8 Atletic B 39
9 Real S. 36
10 Rayo V. 36
11 Celta V. 35
12 Espanyol 34
13 Eibar 29
14 Getafe 29
15 Elche 27
16 Deportivo 26
17 Almeria 25
18 Levante 25
19 Granada 23
20 Cordoba 18
KOHA JONË SONDAZH

