FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spanjë-Zvicër, helvetët kërkojnë mrekullinë pa Granit Xhakën

Spanja dhe Zvicra do të hapin duelet e fazës çerekfinale të Evropianit. Skuadra e Luis Enriques vjen favorite në këtë duel. Spanja pozicionohet e gjashta në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s, vetëm një vend përpara Italisë, ndërsa Zvicra për momentin mban vendin e 13-të në renditjen botërore.

Përfaqësuesja helvete shkaktoi surprizën më të madhe të këtij evropiani, duke eliminuar Francën, që konsiderohej si edhe ekipi favorit për të triumfuar në finalen e madhe të 11 korrikut në Wembley. Mungesa e madhe në këtë sfidë për helvetët do të jetë padyshim Granit Xhaka, i cili diferencën në fushë në duelin kundër Francës, por mungon për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve.

Falë vendit të dytë në Grupin E Spanja u shortua me Kroacinë, sidoqoftë “La Furia Roja” çoi dëm epërsinë e dy golave, për të mposhtur më pas në Kopenhagen 5-3 nënkampionët e botës pas kohës shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bilancin e përgjithshëm të 7 sfidave Spanja kryeson 4-1, ndërsa në total duke përfshirë edhe ndeshjet miqësore, “La Roja” udhëheq 16-1 statistikat e 22 takimeve ndërmjet tyre. Ndeshja do të luhet në orën 18:00  në stadiumin “Krestovsky” të Shën Petersburgut, dhe do të drejtohet nga kryesori, anglez Michael Oliver.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?