SPECIALE/ 19 ekipet evropiane që s’kanë rënë asnjëherë nga kategoria
Me zbritjen e Hamburgut në Bundesliga 2, ekipi i vetëm që kishte mbijetuar rënies në Gjermani. Lista tani është reduktuar në 19 ekipe, nëse merren parasysh ligat kryesore evropiane: Spanjë, Francë, Angli, Itali, Gjermani, Portugali, Holand, Greqi, Belgjik, Turqi dhe Skoci.
Në Spanjë janë të shumta ekipet që kanë zbritur, por deri më tani vetëm Real Madridi, Barcelona dhe Atletik Bilbao kanë luajtur gjatë gjithë historisë në elitën e futbollit spanjoll.
Në Itali, Interi është i vetmi ekip që nuk ka zbritur ende në Seria B, pasi Juventusi zbriti në vitin 2006, pasi u dënua pas një skandali trukimesh. Roma ndërkoha ka zbritur në vitin 1951.
Në Angli, Francë, dhe tashmë edhe në Gjermani, të gjitha ekipet kanë rënë një kategori më poshtë. Një rast i veçantë është ai i PSG, që nuk ka rënë që nga themelimi i tij në vitin 1970, por skuadrat prej të cilave vijnë (Paris FC dhe Stade Saint-Germain) kanë luajtur në ligën e dytë.
Më shumë klube nuk kanë zbritur në Holandë, pasi janë katër ekipe e elitës, si Ajaks, PSV Eindhoven, Fejnord, së bashku me surprizën: Utreht. Në Portugali kanë mbijetuar Porto, Benfika dhe Sportingu. Në Greqi nuk kanë zbritur asnjëherë Panathinaikos, Olimpiakos dhe PAOK. Në Turqi shijen e rënies se kanë provuar tre gjigantët Fenerbahçe. Beshiktash dhe Gallatasarai. Në Skoci nuk kanë zbritur asnjëherë një kategori më poshtë Sëlltiku dhe Aberdin. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

