SPECIALE/ Nga De Gea te Messi, njihuni me 11 dështimet e Kupës së Botës
Kupa e Botës është një ëndërr për shumë futbollistë të mëdhenj, por për të tjerë sjell dëshpërim dhe zhgënjim. Aq i rëndë është zhgënjimi në Kupën e Botës, saqë Roberto Baggio ende nuk e ka harruar penalltinë e humbur kundër Brazilit në SHBA 1994. “Më kujtohet çdo ditë, dhe më trazon mendjen”, ka deklaruar legjenda italiane në programin Tiki Taka.
Nga Botërori i fundit me siguri që Neymar nuk ka fjetur aspak mirë nga ironitë e shumta në rrjetet sociale. Eventi në Rusi solli shumë momente befasuese, por rezultoi dhe si makth për shumë yje të cilët nuk mundën që të tregonin vlerat e tyre.
David De Gea (Spanjë)

Portieri më i mirë i Premier League në sezonin e fundit, pësoi plotë 5 gola në 6 gjuajtje në kuadrat që ka pësuar gjatë Botërorit. Edhe pse vinte pas një sezoni fantastik me Manchester United, por në turneun e zhvilluar në Rusi ishte në hije. Gafa e rëndë në golin e dytë të Ronaldos, ishte një konfirmim për momentin delikat që po kalon portieri spanjoll.
Joshua Kimmich (Gjermani)

Ai është një nga mbrojtësit e krahut të djathtë më të mirë në Botë, por por Kimmich zhvilloi një turne për t’u harruar. 23-vjeçari nuk mundi që të ndalet Hirving Lozano e Meksikës, duke pësuar një veprim që solli dhe goli që vendosi fitoren e kundërshtarëve. Tashmë nuk i ngelet gjë tjetër veçse të harrojë Rusinë dhe të mendoj për t’u përmirësuar pasi ka rolin e vështirë për të zëvendësuar Philip Lahm te Bayerni.
Gerard Pique (Spanja)

Çdo dyshim mbi aftësitë mbrojtëse të Pique duket se u shuan nga loja shumë e mirë në sezonin e fundit në ekipin e Ernesto Valverde me Barcelonës. 31-vjeçari nuk bëri të njëjtën gjë në Botëror, duke qenë një ndër fajtorët e një prezantimi shumë të dobët në mbrojtje. Në sfidën e parë vuajti ndaj Ronaldos, ndërkohë që më pas u vendos në vështirë nga Vahid Amiri i Iranit.
Mats Hummels (Gjermani)

Mbrojtësi i Bayern Munchen luajti shumë keq në humbjen e Gjermanisë ndaj Meksikë dhe nuk luajti kundër Suedisë. Ai u kthye për të zëvendësuar të pezulluarin Jerome Boateng në ndeshjen e fundit në grupe kundër Koresë së Jugut, por “pancerat” i dhanë lamtumirë turneut pas humbjes 0-2. 29-vjeçari ishte në një formë shumë të dobët, duke mos treguar vlerat e tij të vërteta.
Sami Khedira (Gjermani)

Ishte gjë Khedira në Rusi? Mesfushori i Juventusit ishte një fantazmë e vërtet, duke treguar se i kanë mbaruar “bateritë” pas një sezoni të gjatë. Tifozët e Gjermanisë do të kishin preferuar që në vendin e tij të ishte Emre Can që është më i ri, por nuk ishte në formën më të mirë pas një dëmtimi.
Fernandinho (Brazil)

Mesfushori ka kaluar një super sezon me Manchester Cityn duke fituar titullin kampion, por në Kupën e Botës, nuk ishte një zgjedhje e parë për Titen. Zëvendësues në 4 ndeshje deri në çerekfinale, ndërkohë që në ndeshjen ku e nisi si titullar ndaj Belgjikës, dështoi. Ai shënoi autogol ndaj Belgjikës, duke qenë thuajse vendimtar në rezultatin e ndeshjes.
David Silva (Spanjë)

Një tjetër yll i Premier League nga Citi, që ishte një hije e vërtetë ne Rusi. Lodhja dhe stresi nga problemet familje mund të ketë qenë një arsye. 32-vjeçari kontribuoi shumë pak në 4 ndeshjet që u aktivizua, dhe vështirë se do ta shohim më në kombëtare.
Mesut Ozil (Gjermani)

Shpesh i akuzuar si një ndër më të dobëtit te Arsenali, Ozil ndërkohë ka pasur paraqitje konstante me për Gjermaninë. Por lojtari i Gunners nuk arriti të sjellë nuk tregoi asgjë në Rusi. Akuzat e shumta pas një foto me Erdogan, ka ndikuar jo pak edhe në lojën e mesfushorit.
Thomas Muller (Gjermani)

Ylli i Bayern Munich u grumbullua për shkak të eksperiencës së tij, por kjo nuk ka shërbyer aspak për “pancerat”. 28-vjeçari nuk la asnjë gjurmë gjatë këtij turneu, duke mos i shërbyer Werner, që nuk tregoi asgjë në majën e sulmit.
Robert Lewandowski (Poloni)

Shënuesi më i mirë në Bundesligë, ishte shpresa e madhe e vendit të tij në Rusi. Ai nuk u ndihmua nga shokët e tij të cilët në fakt janë të një niveli mesatar. 29-vjeçari nuk shënoi në asnjë nga tre ndeshjet e grupit.
Lionel Messi (Argjentinë)

Më i madhi i të gjitha kohërave? Në Rusi nuk u duk thuajse në asnjë ndeshje. Ndihmoi një shumë të bukur, dhe dhuroi dy asist, por janë shumë pak për një futbollist të kalibrit të tij. Në disa ndeshje u duk sikur nuk kishte motivim, ndërkohë që u eliminua pas humbjes 4-3 ndaj Francës. /Rozalb Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

