Speciale/ Statistikat e tmerrshme, Klop është gjithmonë humbës në finale

Të mërkurën në mbrëmje, me shumë vuajtje, Liverpuli arriti që të siguronte një biletë për në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev, ku do të përballet me Real Madridin, ekipin që ka ngritur dy edicionet e fundit trofeun më të rëndësishëm në futbollin europian. Skuadra e Klop arriti që të menaxhonte avantazhin 5-2 të kulmuar nga ndeshjes e parë, dhe pavarësisht se u mundën 4-2 në Romë, do të kenë rastin për të provuar kupën e tyre të gjashtë me veshë të mëdhenj. Të fundit që e kanë fituar, e mbajnë mend të gjithë, pasi ndodhi në vitin 2005 në Stamboll. Skuadra e drejtuar nga Benitez në atë kohë përmbysi në pjesën e dytë humbjen 3-0 të pjesës së parë. Në Kiev do të jetë strategu gjerman, Jurgen Klop që do të udhëheq “The Reds”, por anglezët janë disi të shqetësuar për rekordin e tij negativ në finale.

Në vitin 2013, në kohën kur ishte në krye të Dortmundit, shkoi në finalen e Championsit dhe u dorëzua pa shuam rezistencë 2-1 ndaj Bajernit. Sezonin pasardhës, sërish kundër bavarezëve, humbi finalen e Kupës së Gjermanisë, por këtë herë në shifrat 2-0. Në vitin 2015, ende në Kupën e Gjermanisë, verdhezinjtë e u mundën 3-1 nga Volfsburgu, e cila është dhe finalja e fundit e humbur nga Klop në Gjermani.

Në vitin 2016 Klop ishte në krye të Liverpulit, teksa sfidoi Sitin në finalen e Kupës së Ligës. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që u mund 3-1 nga “ruleta” e penalltive. Sërish në të njëjtën vit, “The Reds” arriti në finalen e Europa League, por trofeu u fitua nga Sevija në shifrat 3-1. Është e vërtet se të kesh rival si Bajern Mynih apo Mançester Siti, është e vërtetë që është e vështirë, por në futboll ka vlerë të madhe edhe aspekti psikologjik që shkohet në finale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtu do të përpiqet që të mbështet edhe Jurgen Klop, për të prishur trendin negativ në finale ndaj një rivali si Real Madrid, që në letër është dukshëm i favorizuar. Madrilenët do të tentojnë që të fitojnë Championsin e tretë radhazi, diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në histori. A mendoni se këtë herë strategu gjerman do të jetë në gjendje për të triumfuar? Për atë që ka qenë në gjendje për të “prodhuar” me ekipet e tij, ndoshta e meriton për të qenë fitues. /Rozalb Lika- Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?