SPECIALE/ Strategjia e Murinjos, largon 6 yje dhe afron 6 të tjerë në verë

Një tjetër sezon i Premier League po shkon drejt mbylljes, dhe për disa trajnerë është e qartë për pikat e forta dhe të dobëta që kanë ekipet e tyre. Jose Murinjo është njeri prej tyre. Mançester Junajtid kanë bërë një sezon zhgënjyes, teksa strategu portugez i ka të qarta idetë për ekipin e tij. “Në Ekip ka disa lojtarë të mirë. Do të doja të kisha më të mirë se ata që kam. Kjo është bazikja”, ka thënë ai në një intervistë për mediat britanike së fundmi. “Djajtë e Kuq” po mendojnë që të bëjnë 6 largime në merkato e verës, teksa janë menduar dhe emrat që mund të afrohen.

Ikën Luk Shou, vjen Aleks Sandro- Që nga dëmtimi i dyfishtë në këmbë dy sezone më parë, ai nuk është më i njëjti. Murinjo nuk ka më durim për ta hedhur në fushë, teksa në vendin e tij në krahun e majtë shpesh herë ka vendosur Ashlei Jang. Ideali për ta zëvendësuar është Aleks Sandro, i cili është një futbollistë inteligjent, i cili mund të luajë në të gjithë krahun e majtë. Braziliani sjell kualitet dhe dinamizëm në repartin e prapavijës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Largohet Fellaini, vjen Milinkoviç Saviç- Murinjo është i fiksuar pas mesfushorit belg, por kohët e fundit marrëdhënia e tyre nuk ka qenë aspak e mirë dhe për faj të belgut. Ai ka qenë një ndër zgjedhjet e para kur bëhej fjalë për zëvendësime, por tashmë duket se ka ardhur koha për ta zëvendësuar. Portugezi është gati për të sjellë një tjetër serb pas Nemanja Matiç në mesfushë. Në ditët e fundit madje është përfolur edhe për një akord në shifrën e 90 milionë eurove me klubin e bardhekaltërve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Largohet Juan Mata, vjen Garet Bejl- Spanjolli është një futbollist shumë i mirë që pëlqehet shumë nga tifozët në “Old Traford”, por fatkeqësisht, ka lojtarë të tjerë që janë më parësor në planet e Murinjos. Mosha 30 vjeç është një ndër shkaqet që mund të sjellë largimin në verë. Ideali për ta zëvendësuar është bejl, i cili është një lojtar me karakteristika të ndryshme. Trajneri i Junajtid kërkon një lojtar të shpejt për të mbështetur Lukakun dhe Sançez, dhe uellsiani është perfekt për këtë rol.

Ikën Bejli, vjen Varane- Nuk ka dyshim që Bejli është një lojtar i shkëlqyer, por problemi i tij, është se ka pësuar shumë dëmtime në dy sezonet e fundit. 36 ndeshje janë shumë pak. Varane i Realit është gati për t’i zënë vendin në “Old Traford”. Ai kërkon që të ndjekë gjurmët e Fernando Hierros që bëri një transferim të ngjashëm.

Ikën Lindelof, vjen Evans- Mbrojtësi suedez u ble nga Murinjo në fillim të këtij sezoni, por 23-vjeçari ka dështuar për të treguar vlerat e tij ashtu si te Benfika. Në disa ndeshje ai ka shfaqur probleme të shumta, edhe kur kanë qenë ndeshje ndaj rivalëve të dobët. Një nga “shpikjet” e Ferguson, Xhon Evans, mund të jetë zgjedhja perfekte. Aftësitë e mira në mbajtjen e topit e bëjnë një zgjedhje të zgjuar me kosto të lirë.

Ikën Marsial, vjen Uillian- Francezi është zhdukur që pas transferimit të Aleksis Sançez, dhe nuk ka patur mundësinë për të treguar vlerat e tij të vërteta. Murinjo është gati për të hequr dorë prej tij nëse vjen një brazilian. Uillian duket se është një nga lojtarët e tij të preferuar dhe është gati për ta pasur sërish nën urdhëratë e tij. /Rozalb Lika- Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?