Spektakël me 6 gola, Erzeni befason në fund Laçin
Mbyllet në barazim 3-3, sfida mes Laçit dhe Erzenit, e vlefshme për javën e parë. Kurbinasit i mbyllën në avantazh 45 minutat e para, me rezultatin 2-1.
Soboëale i dha avantazhin skuadrës së Nicës në minutën e 17-të, por vetëm 4 minuta më vonë, Mihana vendosi baraspeshën me një supergol. Në minutën e 30-të, ishte Barjamaj, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Erzenit, për të shënuar golin e avantazhit.
Emocionet nuk munguan as në pjesën e dytë, kur Ujka shënoi të tretin për Laçin, duke bërë që të gjithë të mendonin se kjo ndeshje u vendos në kasafortë. Megjithatë Erzeni ende nuk e kishte thënë fjalën e fundit.
Mihana ngushtoi shifrat në minutën e 82-të, duke shënuar për 3-2, ndërsa 6 minuta më vonë, Kahrimanovic barazoi shifrat me penallti.
KOHA JONË SONDAZH

