Spektakël në Formula 1, Riçiardo triumfon në Kinë

Daniel Riçiardo me Red Bull ka fituar sot garën e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1, prova e tretë sezonale e Botërorit 2018. Një paraqitje e shkëlqyer e pilotit australian, që përfitoi nga hyrja e makinës së sigurisë në pistë në mesin e garës, për të ndërruar gomat. Në vendin e dytë u rendit Valtteri Bottas me Mercedes, ndërsa në të tretin u klasifikua Kimi Raikkonen me Ferrari.

Sebastian Vetel, që e nisi garën nga “pole” e mbylli atë në vendin e tetë, pas një kontakti me Verstapen dhe me makinën e dëmtuar, ndërsa Hamilton u klasifikua në vendin e pestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?