Spektakël në Superiore, Kukësi dhe Flamurtari fitore me “zemër në dorë” (VIDEO)
Dy ndeshjet e fundit në program për javën e 17-të në Kategorinë Superiore kanë dhuruar shumë emocione dhe gola. Në Vlorë Flamurtari dhe Partizani patën mundësi të shumta shënimi, por vendasit e shënuan golin në minutën e fundit shtesë (1-0) . Në Shkodër ndërkohë Peter Pakult ka debutuar në mënyrën më të mirë duke marrë një fitore 3-1.
Fitojnë kampionët- Sidrit Guri ishte ylli i mbrëmjes për ekipin verilindor. Sulmuesi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 50-të, pas një goditje të bukur me kokë brenda zonës. Vllaznia arriti që të barazonte rezultatin me Kalajën, por Zderiç vendosi sërish heshtjen në “Loro Boriçi”, në fundin e takimit Bakaj shënoi dhe golin e tretë.
Në Vlorë, Flamurtari fiton me një gol të Bushiç në minutën e fundit shtesë. Fillimisht goditja e sulmuesit ndalet nga Alban Hoxha, por pas kthimit të topit ai e shtyn topin në rrjetë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

