FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spinazzola: 7-ën ja dhashë Ronaldos, mendova se z’do vinit për mua …

Pas Cristiano Ronaldos, tek Juventusi ishte radha e Leonardo Spinazzolës për të bërë prezantimin. Mbrojtësi i majtë foli për këtë kapitull të ri në karrierë, por nuk mund të mungonte as edhe një koment për numrin 7, që tek “zonja” do e mbajë Ronaldo.

“Zgjodha 37-tën sepse këtë numër kam pasur edhe tek Atalanta, dhe e mora me vete edhe këtu. Në fakt, numri im i preferuar është 7-a, por nëse nuk gaboj, e kanë zënë tashmë këtu. Le të themi se ia lashë Ronaldos (qesh.) Gjithsesi, ju falënderoj që erdhët të më prisnit.

Pas gjithë atyre tifozëve që dolën për CR7-tën, mendoja se askush nuk do interesohej për mua, dhe pyetjet do m’i bënte agjenti im. Tani kam rreth një javë që jam rikthyer nga dëmtimi, dhe kam filluar me vrapimet. Është një ëndërr që jam rikthyer këtu”, deklaroi mbrojtësi i ardhur nga huazimi nga Atalanta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?