Starton nesër sezoni i ri në Premier League, Mourinho sulmon keq rivalët
Premier League pas mbylljes së merkatos, nesër do të hapë sezonin e ri2018/19, i cili pritet të dhurojë spektakël. Në fushën e lojës nuk do të zbresin të parët, kampionët e Manchester City-it, por rivalët e qytetit, United, që do të provojnë që të marrin tre pikët e para ndaj Leicester. Pas një vere të vështirë në “Old Trafford”, ku risitë janë vetëm mesfushori i Brazilit Fred dhe portugezi Diego Dalot, skuadra e Mourinho e nisi garën jo si favorite për të fituar titullin. Skuadra e “qytetarëve” shihet si favorite sipas “bookmakers”-ve për të mbrojtur kurorën e tyre, ndërkohë që menjëherë pas tyre vjen Liverooli, që ka bërë disa përforcime të rëndësishme, duke e krahasuar nga një sezon më parë.
Jose Mourinho ka deklaruar se Liverpool dhe Tottenham nuk kanë fituar asgjë prej vitesh të tëra, por është krijuar përshtypja se janë “fitues serial”, ndryshe nga çfarë ndodh me Manchester United.
“Në këndvështrimin tim është e pabesueshme që kemi dalë në vendin e dytë. Ne e dimë mirë sa e vështirë është të arrish në vendin e dytë, por me kritikat, me shkrimet që kemi lexuar dhe me atë që kemi dëgjuar na është krijuar përshtypja sikur kemi rënë nga kategoria, ndërsa Liverpool e Tottenham kanë fituar gjithçka të mundshme. Shtypi është një gjendje që të bëj të shihen si fitues serial, si ekipe të suksesshme, edhe ato skuadra që nuk kanë fituar asgjë prej dekadash dhe e mbyllën kampionatin poshtë nesh.
Sinqerisht e shoh të pamundur pse ndodh që me tetë tituj kampion në karrierën time, tre prej të cilëve në Angli, ta konsideroj vendin e dytë të sezonit të kaluar si një nga arritjet e mia më të mëdha në karrierë”, ka thënë strategu portugez. Paul Pogba, Jesse Lingard, Romelu Lukaku, Ashley Young dhe Marouane Fellaini kanë filluar përgatitjet vetëm që nga dita e hënë dhe më shumë mundësi nuk do të zbresin në fushë në ndeshjen e parë.
Formacioni i United- Strategu portugez do ta nisë me De Gean në portë, në mbrojtje, Smalling dhe Bailly do të formojnë dyshen e mbrojtjes, ndërkohë që Shaw së bashku me Darmian do të luajnë nga krahët. Risi do të ketë në mesfushë, atje ku portugezi do t’i besojë dy blerjeve të reja Pereira dhe Fred, ndërkohë që McTominay do të vijojë të jetë në fushë, si në pjesën më të madhe të ndeshjeve nga sezoni i kaluar. Në sulm Rashford do të luajë pak më i avancuar i mbështetur nga Sanchez dhe Mata. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

