Statistikat/ Bajern-Real duel mes të barabartësh, por “kujdes” Ronaldon

Shorti i Ligës së Kampionëve i hedhur në Nion ka rezervuar një duel të çmendur mes Bajernit të Mynihut dhe Real Madridit. Te skuadra gjermane eliminimi në çerekfinale sezonin e shkuar la gjurmë të thella.

Ky është një shans për bavarezët që të marrin hak për eliminimin e padrejtë sipas tyre të vitit të shkuar. Ronaldo shënoi tripletë kur Reali mundi Bajerni vitin e kaluar në çerekfinale. Në 3 sfidat e fundit kundër bavarezëve ai ka realizuar 7 gola dhe 9 në 6 takime në total.

Në fazën me eliminim direkt mes tyre, në 11 takimet e fundit, Real është kualifikuar 6 herë (përfshirë 2 sfidat e fundit), kurse Bajern 5 herë. Të dyja ekipet janë përballur me njëra-tjetrën 24 herë në të gjitha kompeticionet e UEFA-s. Secila ka nga 11 fitore, ndërsa 2 takime kanë përfunduar në barazim. Madrilenët kanë shënuar 37 gola ndërsa bavarezët 36-të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?