Statistikat e frikshme të Solskjaer, ka fituar sa dyfishi i pikëve të portugezit
Manchester United po kalon një moment fantastik nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer. Në fundjavë “Djajtë e Kuq” fituan 3-0 ndaj Fulham duke u ngjitur në vendin e katërt në renditje, një mision që dukej i pamundur kur ai mori drejtimin e skuadrës një muaj e gjysmë më parë.
Në 17 ndeshje këtë sezon, Mourinho mori vetëm 26 pikë, ndërkohë që Solskjaer mori vetëm një pikë më pak në vetëm 9 ndeshje, duke arritur 8 fitore dhe një barazim. United nën drejtimin e strategut norvegjez merr 2.56 pikë për ndeshje, ndërkohë që me portugezin vetëm 1.71.
Mesatarja e goditjeve për ndeshje është shumë më e lart nën drejtimin e Solskjaer duke arritur në mbi 16 goditje mesatarisht, ndërkohë që 4 nga 9 ndeshjet i ka mbyllur pa pësuar gol, kur Mourinho ka arritur që në vetëm 2 ndeshje nga 19 t’i mbyllë pa pësuar gol.
Statistikat flasin qartë se Djajtë e Kuq janë një skuadër shumë më e frikshme me strategun holandez, duke fituar 89 për qind të ndeshjeve, duke harruar periudhën e hidhur me Mourinhon, i cili fitonte vetëm 41 për qind të ndeshjeve. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

