Statistikat më pikante të Kupës së Botës “Rusi 2018”
Kupa e Botës në Rusi uli siparin të dielën e 15 korrikut me finalen e madhe mes Francës dhe Kroacisë, teksa fati u buzëqeshi “gjelave”, duke siguruar trofeun e dytë në historinë e tyre. Bashkë me Francën, të shumta janë rekordet e vendosur gjatë turneut katër javor në Rusi, teksa mediat ndërkombëtare kanë renditur një pjesë të mirë të tyre.
2- Franca fitoi titullin e dytë të Kupës së Botës duke mundur Kroacinë 4-2 në Moskë, duke i shtuar kështu suksesin në vitin 1998. Trajneri Didier Deschamps u bë njeriu i tretë në histori që fitoi turneun si lojtar dhe trajner, pasi ishte kapiten në vitin 1998.
169- Rusia ka parë 169 gola në 64 ndeshje, mesatarisht 2.64 gola për takim. Një shifër relativisht e ulët, duke parë mesataren në 2.7 në Brazil 2014, pavarësisht numër të lartë të takimeve, pasi 4 vite më parë në Kupën e Botës merrnin pjesë 24 skuadra.
16- Numri i golave të shënuar nga Belgjika, me “djajtë e kuq” që kishin sulmin më të mirë në Rusi 2018. Belgët arritën deri në fazën gjysmëfinale, duke u eliminuar nga Franca, por zunë vendin e tretë, pasi mposhtën në finalen e vogël Anglinë, 2-0.
2- Numri më i ulët i shënuar nga 12 skuadra të këtij turneu, përfshirë edhe kampionët në fuqi Gjermaninë, të cilët u eliminuan që në fazën e grupeve pas dy humbjeve në tre ndeshjet e tyre.
11 – Numri më i lartë i golave të pësuar, me Panamanë që mori dhe çmimin famkeq. Gjashtë prej tyre u pësuan vetëm gjatë humbjes ndaj Anglisë.
6- Numri i golave të shënuar nga fituesi i “Topit të Artë” të turneut, Harry Kane. Kapiteni i Anglisë shënoi tre penallti.
12- Numri i autogolave të shënuar në Rusi 2018, duke thyer rekordin e mëparshëm prej shtatë të tillash. Mario Mandzukiç i Kroacisë u bë lojtari i parë që shënoi një autogol në finalen e Kupës së Botës, kur ai dërgoi topin në rrjetën e tij në minutën e 18-të të ndeshjes ndaj Francës.
9- Numri i golave që erdhën në minutën e 90-të ose më vonë, më shumë se në çdo Kupë Bote të mëparshme, duke treguar se ndeshja përfundon vetë në fërshëllimen e trefishtë të gjyqtarit kryesor.
43%- Përqindja e golave në Rusi 2018 që u shënuan nga goditjet standarte, që ishte shifra më e lartë që nga turneu në vitin 1966. Anglia ishte skuadra që përmirësoi këtë statistikë, duke shënuar nëntë nga 12 golat e tyre të turneut në këtë mënyrë.
1- Numri i ndeshjeve të mbyllura në barazim pa gola 0-0. Ka pasur një rekord me 35 ndeshje që nuk panë asnjë barazim pa gola,deri në përballjen në fazën e grupeve, mes Danimarkës dhe Francës. Ky barazim theu kështu një rekord që kishte qëndruar për 64 vjet.
22- Numri i penalltive të akorduan në Rusi 2018, një rekord. Nëntë prej tyre u dhanë pas rishikimeve të sistemit “VAR”, duke përfshirë edhe atë në finale, kur Antoine Griezmann e shndërroi në gol për t’i dhënë Francës avantazhin 2-1 ndaj Kroacisë. Rusia 2018 pa 7 penallti të humbura, duke përfshirë një nga Lionel Messi dhe një nga Cristiano Ronaldo.
55- Numri i sekondave që i mjaftuan Danimarkës për ta kaluar në avantazh ndaj Kroacisë, në fazën e 1/16-ave, çka ishte dhe goli më i shpejtë në Rusi 2018.
4- Numri i kartonave të kuq të nxjerra në këtë turne, numri më i ulët që nga viti 1978. Asnjë karton nuk është akorduar për sjellje të dhunshme.
72.5- Numri i kilometrave të përshkruar nga Ivan Perisic në turne, distanca më e gjatë nga çdo lojtar tjetër. I dyti dhe i treti ishin shokët e grupit Ivan Rakitiç dhe Luka Modriç, të cilët ishin vetëm disa qindra metra prapa.
89.5- Përqindja e goditjeve të pritura nga portieri danez Kasper Schmeichel, më i larti i çdo portieri në turne.
19 – Mosha e yllit francez Kylian Mbappe, i cili u bë i pari adoleshent për të shënuar në finalen e Kupës së Botës që nga Pele më 1958.
47.371- Pjesëmarrja mesatare në një ndeshje të turneut, nga gjithsej 3,031,768 tifozë në të 64 ndeshjet e turneut.
KOHA JONË SONDAZH

